Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi takimin me studentët e Vlorës për të theksuar edhe një herë nevojën urgjente për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, në radhë të parë për vetë shqiptarët.

“A kemi mundësi të themi se do presim edhe pak për të pastruar sistemin gjyqësor, ndërkohë që tani në një gjykatë po bëhet një krim, duke u liruar një i akuzuar për krim, ndërkohë që mund të bëjë krim teksa ne po presim? Dhe këtu nuk është çështja do futemi apo jo në BE. Këtu është çështja shumë e thjeshtë: rruga nuk lidhet me BE, nuk është sa të bukur duhet tu dukemi të tjerëve, por sa të mirë jemi për veten tonë”, tha Rama.

Kryeministri dha këtë mesazh për ata që duan të presin: “Unë besoj se nuk ka asnjë mundësi të presim. Kush e thotë këtë e ka një arsye shumë të fortë që të mbajë anën e atyre që duhet të zhduken nga sistemi i drejtësisë. Nuk ka kontribut më të madh në politikë, se të ndihmosh në pastrimin e sistemit të drejtësisë, si të jesh në opozitë si në qeveri, si në Parlament, si jashtë tij”.

Gjatë qëndrimit në Vlorë, kryeministri përuroi nisjen e punimeve për ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës, me një vlerë investimi prej 2 miliardë lekësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA