Basha: Krimi, 2 miliardë euro për të blerë zgjedhjet
23/02/2017 00:00
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar këtë të enjte nga çadra e protestës, se krimi i organizuar ka në dispozicion 2 miliardë euro të pista për të blerë zgjedhjet e 18 qershorit.
Sipas Bashës, këtë e deklaroi ambasadori i OSBE-së.
“Europa, bota dhe institucionet ndërkombëtare e dinë këtë dhe janë të tronditur. Shqiptarët nuk do t’i pranojnë kurrë lekët e pista dhe zgjedhjet e blera me këto para të pista”, ka thënë Basha.
Top Channel