Propozimet e PD për reformën Territoriale, Berisha: Të krijohen rajonet, rikthehen komunat aty ku ka më shumë se 1300 banorë. Bashki të reja sipas numrit të popullsisë Lulzim Basha tha sot se opozita nuk do të kthehet në Parlament pa u plotësuar kushti për qeveri teknike. Në çadrën e protestës ai lëshoi edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta, të cilët ishin takuar vetëm një natë më parë, në selinë e Kryeministrisë.
“Le ta dëgjojnë mirë Edi Rama dhe Ilir Meta. Jo një, po 10 darka le të hanë, buka e popullit do u ngecë në fyt. Nuk ka pazar me zgjedhjet e lira e të ndershme. Kjo nuk është lëvizja e një partie politike, por lëvizje popullore. Unë nuk jam drejtues politik, por ushtar i kësaj kauze. Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk bëhen pjesë pazaresh. Para çdo interesi tjetër, është interesi i çdo qytetari shqiptar”, tha Basha.
“Nuk jemi këtu për të bërë pazar me protestën e popullit, nuk jemi këtu për të lënë në baltë qytetarët, por për të shembur nga themelet këtë sistem të korruptuar e të inkriminuar”, shtoi kreu i Partisë Demokratike.
Basha këmbënguli se nuk do të ketë kthim në Parlament pa u plotësuar kushtet që populli i ka vënë politikës.
Top Channel