Basha: Nuk negociojmë! Në zgjedhje me qeveri teknike

21/02/2017 18:15

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me femrat në çadrën e protestuesve, këmbënguli se nuk do të ketë zgjedhje pa qeveri teknike.

“Nuk ka siguri, liri e mirëqenie nëse vendi bie në humnerën e krimit, drogës dhe zgjedhjeve të kapura. Zero negociata me vendimin e shpallur: qeveri teknike ose zgjedhje nuk do të ketë! Ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, përndryshe sheshi i 18 shkurtit do të mbushet 2 herë më shumë dhe vala popullore nuk do të ndalet”, tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike tha më tej se, “ajo që kemi nisur së bashku të shtunën e që po e vazhdojmë pa ndërprerje ditë e natë, është nisja e një shprese të madhe e të pakthyeshme, shpresa se me fitoren e demokracisë, shqiptarët do të vendosin vetë”.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ky është vendimi i shqiptarëve që do të zbatohet patjetër. Zgjedhje të lira e të ndershme mund të ketë vetëm pa qeverinë e lidhur me krimin. Një qeveri e përgjegjshme nuk mund të ketë zanafillë tjetër përveç votës së lirë”, shtoi Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA