Ministrja e Shëndetësisë, Sala për “World Health Voices”: Nuk ishte ambicia ime, kur m’u propozua… Prej disa ditësh OSHEE në Shkodër ka nisur një aksion masiv kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Ajo që po habit më shumë punonjësit e OSHEE-së në Shkodër, përveç se po konstatohet numër i lartë i lidhjeve të paligjshme me rreth katër raste në natë, është dhe fakti se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë fare kontratë me OSHEE-në.
“Në kuadër të një programi të miratuar nga drejtoria e përgjithshme, kemi ushtruar kontrolle të vazhdueshme në terren. Për 10 ditëshin e parë të shkurtit kemi konstatuar rreth 43 raste me problematika të ndryshme. Nga këto, 38 raste janë abonentë familjarë, dhe 7 raste të tjera abonent privatë”, thotë Luan Rosaj, drejtor i Njësisë OSHEE në Shkodër.
Sipas drejtuesve të OSHEE problem paraqesin zonat periferike të qytetit dhe fshatrat ku në dy muajt e fundit janë konstatuar rreth 100 raste të lidhjeve të paligjshme dhe ndaj personave përgjegjës janë nisur procedimet penale.
Top Channel