Shkodër, gjendet trupi i pajetë i një personi
12/02/2017 00:00
Pasditen e sotme, në Shkodër, është gjetur në një kanal vaditës, trupi i pajetë i një personi.
Viktima është 61-vjeçari Gjergj Bari, trupi i të cilit u gjet në një kanal vaditës, në fshatin Dragoq të Postribës.
Nga hetimet e para, të kryera nga Policia e Shkodrës, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.
Gjergj Bari ishte me origjinë nga fshati Theth i Dukagjinit, por prej kohësh banonte në Bathore.
Dyshimet janë që viktima, i gjetur në kanalin vaditës, të jetë mbytur, por grupi hetimor ka nisur hetimet për të gjitha shkaqet e mundëshme.
Top Channel