Ministrja e Shëndetësisë, Sala për “World Health Voices”: Nuk ishte ambicia ime, kur m’u propozua… Pas tërmetit të fundit, familja Elezi në Velabisht të Beratit jeton çdo natë me frikën se banesa do t’i zërë brenda.
Burbuqe Elezi jeton e vetme me dy fëmijë, vajzën e mitur dhe djalin e sëmurë në banesën që është tërësisht e shkatërruar.
Përveç varfërisë së skajshme, ajo thotë se pas tërmetit banesa u dëmtua shumë dhe se ajo vetë nuk ka asnjë të ardhur për riparimin e saj.
Nëna e dy fëmijëve bën apel për ndihmë, pasi të ardhurat e saj nuk dalin as për ilaçet e djalit.
“Nuk kam asnjë që të më ndihmojë, ndaj i bëj apel shtetit të verë dorë e të ndihmojë fëmijët e mi”, thotë Burbuqja.
Pas tërmetit çatia e banesës u shemb. I ftohti i këtij dimri dhe temperaturat e ulta ia kanë veshtirësuar akoma më shumë jetën kësaj familjeje.
Top Channel