Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e plagosjes së 28-vjeçarit Arlind Lulushi, ngjarje që ndodhi mbrëmjen e kaluar, në lagjen “Isa Boletini”, pranë vendit të quajtur “Kali i Trojës”.
Autori i plagosjes është 29-vjeçari Paris Sulejmani. Drejt 28-vjeçarit që punonte në një pikë bastesh është qëlluar disa herë, ndërsa një nga plumbat e ka goditur në pjesën e kofshës, duke i prekur edhe arterien kryesore.
Sipas mjekëve, gjendja e 28-vjeçarit po përmirësohet, por ai ka humbur shumë gjak.
Arlind Lulushi nuk është një emër i panjohur për “blutë” e Vlorës, pasi 4 muaj më parë ka qenë objekt i të shtënave me armë po në të njejtin vend. Bëhet fjalë për ngjarjen e datës 3 nëntor, kur fatmirësisht nuk janë shënuar viktima. I arrestuar për këtë ngjarje ka qenë Klodjan Pashaj.
Top Channel