Fier, morën 31 500 euro me anë të kanosjes; dy të arrestuar

10/02/2017 08:45

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Dërmenasi”, duke arrestuar dy shtetas të cilët akuzohen se kanë kanosur një shtetas për t’i marrë atij një shumë të madhe eurosh.

Nezir Bullaku dhe Afrim Berisha, të dy banues në Dërmenas të Fierit, kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes shtetasin me iniciale E.R. Në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë duke e kanosur deri ditën e sotme shumën prej 31 500 euro këtij shtetasi.

Në momentin e arrestimit, shtetasve Nezir Bullaku dhe Afrim Berisha iu sekuestrua një shumë prej 3000 eurosh, të cilën sapo ia kishin marrë duke e kanosur shtetasit të dëmtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA