Kakavijë, sekuestrohen 2 kg heroinë

08/02/2017 09:00

Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 2 kg heroinë dhe ka arrestuar shtetasin Alban Kapllari, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Në kufi është paraqitur shtetasi Alban Kapllari, me mjetin mikrobus të linjës Shkodër-Athinë, me targa AA 487 LY. Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në frigoriferin e këtij automjeti kishte disa pako me heroinë.

Ndërkohë, policitë e Beratit dhe Vlorës, pas informacioneve të marra, kanë kontrolluar dy banesa, ku janë gjetur disa kilogramë hashash.

58-vjeçari Kastriot Bregu u arrestua në Skrapar, pasi në shtëpi iu gjetën 7 pako kanabis sativa me peshë 16 kg. 

Ndërsa në Vlorë, është shpallur në kërkim një 45-vjeçar, pasi në shtëpinë e tij në fshatin Ramicë të Bashkisë Selenicë, iu gjetën 30 kg hashash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA