Përmasat e abuzimeve seksuale nga përfaqesuesit e klerit në Australi, jane tronditëse. Komisioni mbretëror që po heton skandalin zbuloi të hënën se 7% e priftërinjve katolikë kanë abuzuar me të miturit nga viti 1950 deri në 2010-ën. Viktimat e pretenduara janë rreth 4500.
Komisioni që po heton abuzime të mundshme edhe në organizata jofetare, thotë se ka dëgjuar dhjetra dëshmi rrënqethëse. Një prej viktimave tha se ishte abuzuar seksualisht nga mësuesi i katolicizmit në klasën e tij, ndërsa nxënësit e tjerë ishin urdhëruar të shihnin në një drejtim tjetër.
Ndërsa në një rast tjetër, hetuesve iu desh të dëgjonin se një prift kishte kërcënuar me thikë një vajzë dhe kishte detyruar të miturit të gjunjëzoheshin mes këmbëve të tij. Siç mësohet, mbi 1000 institucione katolike rreth Australisë janë të përfshira në skandal me një total prej 1880 abuzuesish mes 1980-ës dhe 2015-ës.
Mosha mesatare e viktimave është 10.5 për vajzat dhe 11.5 për djemtë. Mesatarisht janë dashur 33 vite që një rast të raportohej. Komisioni mbretëror u krijua në 2013-ën për të hetuar pretendimet për abuzime seksuale e fizike në dhjetra institucione australiane.
Priftërinjtë në Vatikan kanë mbështetur publikimin e këtyre të dhënave, pavarsisht se ato njollosin edhe reputacionin e kishës katolike.
Top Channel