Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin Lufta e ashpër për Presidencën franceze i dha një grusht të fortë shpresave të Francois Fillon, por nuk po lë pas as njeriun e konsideruar së fundi si favoritin e qartë për Elizenë.
I vetmi që mund ta ndalojë hovin e Marine Le Pen-it është tani ish-ministri i Ekonomisë, Emanuele Macron. Megjithatë, mediat e propagandës ruse si “Russia Today” dhe “Sputnik” spekulojnë për një jetë të dyfishtë të politikanit të ri e thonë se shpejt do të bëhen publike disa fakte pikante rreth tij.
Vetë Macron zgjodhi rrugën e përgënjeshtrimit që në fillim. “Unë jam ai që jam”, u shpreh 39-vjeçari. “Nuk kam pasur kurrë asgjë për të fshehur”. Mbështetësi i linjës së BE-së shihet për momentin pengesa më e fortë e triumfit përfundimtar të politikës së jashtme të Putin-it.
Pas Brexit-it dhe Trump-it në Shtëpinë e Bardhë, shefja e Frontit Nacional në pallatin Elize dhe një Francë që del nga BE-ja dhe NATO do të kompletonin, sipas disa analistëve, urdhrin e ri global të dëshiruar nga Moska.
Ekziston prej javësh frika e ndonjë manovre të Kremlinit për të influencuar zgjedhjet në Gjermani e Francë. Të premten e kaluar, themeluesi i “WikiLeaks”, Julian Assange, i cili po bëhet gjithmonë e më i vyer për interesat ruse, i dha një intervistë gazetës “Izvestia”, ku theksonte se disponon disa të dhëna mjaft interesante mbi kandidatin e Presidencës franceze, Macron.
Informacionet vijnë nga korespondenca personale e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Titulli i intervistës ishte mjaft intrigues: “Assange përgatitet t’i hedhë benzinë zjarrit të fushatës presidenciale në Francë”.
Top Channel