Ministrja e Shëndetësisë, Sala për “World Health Voices”: Nuk ishte ambicia ime, kur m’u propozua…
Rreth 120 familje të tre pallateve në lagjen “15 Tetori” në Fier kanë protestuar këtë të martë pasi prej 48 orësh janë pa drita.
Shkak për mungesën e energjisë është bërë brigada e OSHEE-së, që do të heqë transformatorin 20 kilovolt për ta zëvendësuar me një tjetër, 6 kilovolt.
Arsyeja e këtij këmbimi nuk dihet, thonë banorët, pasi transformatori nuk është djegur, por është në gjendje pune. Ata pohojnë se kjo nuk është e drejtë, pasi pretendimet e Operatorit se po vepron kundrejt një kontrate të prishur me pronarin e pallatit nuk janë të vërteta.
Ne, thonë banorët, ia paguajmë lekët OSHEE-së sepse kontratën e kemi me të dhe jo me pronarin e pallatit. “Atëherë përse duhet të rrijmë pa drita për këtë konflikt mes OSHEE-së e pronarëve të pallatit?”, tha një prej tyre.
Nga ana e tyre, punonjësit e brigadës së OSHEE-së janë pritje të marrjes së urdhërit për të ndërruar transformatorin, apo për t’u larguar. Jashtë kamerës, kryeinxhinjeri i kësaj ndërmarrjeje ka thënë se, kjo është një histori e gjatë dhe se s’mund të prononcohet pa urdhër nga lart.
Deri sa të zgjidhet ky konflikt, rreth 120 familjet e këtyre tre pallateve duhet të jetojnë pa energji elektrike në banesat e tyre.
Top Channel