Shkodër, tritol në banesën e 62-vjeçarit
05/02/2017 00:00
Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në banesën e një 62-vjeçari, në fshatin Grudë. Policia e Shkodrës thotë se sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në pjesën e prapme të shtëpisë, ku 62-vjeçari Mark Marku jetonte i vetëm.
Fatmirësisht, personi nuk është lënduar dhe raportohen vetëm dëme materiale.
Nga kqyrja në vendin e ngjarjes u gjet dhe një tjetër sasi tritoli e pashpërthyer.
Nga dëshmia që ka dhënë në polici, Marku mësohet se nuk ka konflikte, ndërsa po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel