Itali, aksidentohen për vdekje dy të reja shqiptare

05/02/2017 00:00

Katër të rinj, 2 djem e 2 vajza, humbën jetën në një aksident rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Guidonia, pranë Romës. Mes viktimave, dy janë shtetase shqiptare: Xhesika Ginaj (18 vjeç) dhe Ambra Shaliani (17 vjeç).

Të rinjtë po udhëtonin me një Minikuper që drejtohej nga një prej djemve. Makina doli nga rruga dhe u përplas me hyrjen e një lokali nate.

Siç raportojnë mediat italiane, automjeti u dëmtua rëndë e viktimat u gjetën jashtë tij. Nga verifikimet e para të Policisë Rrugore, aksidenti ndodhi gjatë një manovre parakalimi në një segment të pjerrët rruge, kur drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur pas klubit të natës.

Impakti ka rezultuar fatal dhe të gjithë personat që gjendeshin në makinë kanë humbur jetën në vend.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta