Kapshticë, sekuestrohen 26 kg kanabis; pranga korrierit

02/02/2017 00:00

Policia kufitare e Kapshticës ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Uniformat blu kanë sekuestruar 5 pako me peshë 26.3 kg lëndë e dyshuar si kanabis sativa të fshehura në një automjet.

Ndërkohë, është arrestuar në flagrancë poseduesi i lëndës, shtetasi Idris Mani, 61 vjeç, banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion shtetin grek.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë.

Top Channel