
Ndonëse Shqipëria shquhet e për tolerancë fetare, në Ditën e Hixhabit, mbulesës që mbajnë në kokë, gratë besimtare myslimane shprehen për islamofobi, e theksuar kjo, sipas tyre, nëpër institucione.
Për to, mbajtja e shamisë nuk mund të jetë “part time”, nëse vendoset nuk mund të hiqet. Gratë besimtare myslimane janë bërë bashkë për të kërkuar solidaritet, për barazi në arsim dhe punësim.
“Një adoleshente që do të mbajë shami e ka të pamundur, sepse shkolla ja ndalon atë me pretekstin se shteti është laik. Në raport me ligjin, në raport me institucionet, ne ndjehemi të përjashtuara. Paraqitet sikur këto vajza janë të prapambetura, të rrezikshme, të këqija, çështja islamofobie”, thonë ato.
Sipas këtyre besimtareve, askush nuk ua hap derën kur ato kërkojnë një punë.
“Unë kam mbaruar psikologji klinike dhe kam aplikuar në shumë vende për pune. Që të gjithë më thonë lër një numër telefoni dhe kaq”, thotë njëra prej tyre.
Në legjislacionin shqiptar nuk ka asgjë të shkruar që ndalon mbajtjen e shamisë në shkolla apo institucione të tjera. Çdo institucion arsimor i ciklit të mesëm ka një rregullore të veten që lejon ose jo mbajtjen e shamisë.
Top Channel