Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet në 3 shkurt

31/01/2017 12:35

Presidenti Bujar Nishani do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare ditën e premte, më datë 3 shkurt 2017, ora 12.00. Lajmin e dha Presidenca nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Thirrja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen “Balili” u shndërrua në shkëmbim replikash mes Presidencës, ministrit të Brendshëm Tahiri dhe Petrit Vasilit të LSI-së.

Presidenca pranoi kërkesën e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për çështjen “Balili”. Ajo thotë se ekziston shqetësimi i partnerëve amerikanë dhe të tjerë ndërkombëtarë, të cilët paraqesin rezerva në drejtim të punës së organeve përgjegjëse për shkak të mosndalimit të tij në kohë dhe zbatimit të detyrave të përcaktuara në akte ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas.

“Si dhe rrezikut që ekziston tashmë nga mosveprimi i agjencive ligjzbatuese të vendit tonë, në drejtim të goditjes ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, apo edhe bazave të tyre, që mund të kontrollohen nga njerëz të politikës dhe shtetit”, tha Ols Lafe, drejtor i Kabinetit të Presidentit.

Ministri Tahiri reagoi menjëherë, duke thënë se publiku po çuditet me Presidentin.

“Balil e Balilëra mund t’i kenë ende ditët e numëruara, por shumë shpejt do të jenë përpara drejtësisë. Po çuditet publiku, sepse Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur as kur Lazarati ishte aty dhe lebetiste botën”, tha ministri Tahiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA