Aksidentoi për vdekje sportisten, 6 vjet burg Memollarit

31/01/2017 00:00

Gjykata e Tiranës dënoi këtë të martë me 6 vite burg Andrea Memollarin, të riun që pak muaj më parë përplasi për vdekje sportisten Dhurata Prifti, nënën e cila shpëtoi nga aksidenti dy fëmijët e saj.

Në pretencën e saj prokuroria pati kërkuar 10 vite burg për Memollarin, por falë gjykimit të shkurtuar ai përfitoi uljen me një të tretat të dënimit.

Në rast se në Kodin Penal do ishin bërë ndryshimet e parashikuara, nisur nga rrethanat, aksidenti në fjalë do të cilësohej “vrasje rrugore” dhe i riu do të rrezikonte mbi 15 vite burgim.

Top Channel