Shkolla, qendër komunitare; Nikolla: Brenda vitit 225 të tilla

30/01/2017 00:00

“Shkolla, një qendër komunitare”, është një program i Ministrisë së Arsimit, që synon rehabilitimin institucioneve arsimore në vend, me fusha të reja sportive apo qendra edukative për të rinjtë.

Nismën e kanë mbështetur për tre vjet me radhë donatorë të cilët i kanë dhënë shumë shkollave në vend vizion të ri për edukimin e nxënësve.

Në gjimnazin “Çajupi”, në Tiranë, ministrja Lindita Nikolla premtoi se këtë vit do të kthehen në qendra komunitare 125 shkolla.

“Ky projekt është shoqëruar me investime të shumta që në fillim, duke përfshirë periudhën 2014-2016, në të cilën janë financuar 126 ndërtime dhe rikonstruksione shkollash, përfshirë palestrat e tyre, si dhe 43 terrene sportive në 12 qarqe të vendit. Në këto vite është rritur numri i shkollave-qendër komunitare nga 60 në 225 brenda vitit 2016, duke synuar që brenda vitit 2017 ta çojmë këtë numër deri në 350 të tilla”, deklaroi Nikolla.

Top Channel