
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin Fier-Hoxharë, pranë urës së Shën Pjetrit.
Në ecje e sipër, një “Benz” me targa “AA 494 OB” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kolektorin e Roskovecit.
Drejtuesi i tij, shtetasi me inicialet E.G, 36 vjeç dhe pasagjerja në sediljen e parë, S.A, kanë gjetur vdekjen nga mbytja. Ndërkohë, një person tjetër ka mbetur i lënduar nga aksidenti dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit.
Agjentë të policisë rrugore që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. Nga veprimet paraprake dyshohet që shkak të jetë bërë pakujdesia e drejtuesit dhe mungesa e sinjalistikës.
Top Channel