Vijon dorëzimi i armëve, në Shkodër 7 njësi dhe 2.520 fishekë

28/01/2017 00:00

Policia e Shkodërs bën të ditur se po vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve.

Kështu, gjatë 24 orëve të fundit në qarkun verior janë dorëzuar gjithësej 7 armë zjarri dhe 2.520 fishekë. Konkretisht:

Në një komisariat të policisë së Shkodrës janë dorëzuar 3 armë zjarri dhe 120 fishekë;

në komisariatin e policisë në Malësinë e Madhe janë dorëzuar 2 automatikë, 1 mitroloz i lehtë dhe 200 fishekë;

në komisariatin e Vaut të Dejës, 1 armë zjarri dhe 2.200 fishekë.

Top Channel