Sekuestrohen 425 kg hashash në Fushë-Krujë
27/01/2017 08:25
Të paktën 425 kilogramë hashash janë sekuestruar nga policia në Fushë-Krujë, gjatë operacionit “Koordinimi”, ku ranë në pranga edhe 6 persona, ndërsa u shpall në kërkim një i shtatë.
Bledar Coraj, Egli Selaci, Shkëlqim Miri, Durim Demiri, Hysni Demiri (nga Fushë-Kruja) dhe Amarildo Mulleti (nga Tirana) u kapën në momentin që po përgatiteshin të shkëmbenin hashashin në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.
Në furgon iu gjetën 170 kg hashash dhe pjesa tjetër e sasisë u zbulua gjatë kontrolleve në shtëpitë e të arrestuarve.
Gjatë operacionit u sekuestruan 12 armë zjarri dhe municione, nga të cilat 7 automatikë dhe 5 pushkë.
Top Channel