Shkodër, grabitet me dhunë shpërndarësi i picave

25/01/2017 00:00

Rreth orës 20:45 të kësaj të merkure, një person është grabitur në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve, në qytetin e Shkodrës.

Sipas të dhënave të fundit, shtetasi me inicialet E.J është sulmuar fizikisht nga dy persona.

Ai ka qenë duke shpërndarë pica me motor, kur dy agresorët i kanë prerë rrugën, e kanë marrë me forcë portofolin, celularin dhe madje edhe motorin.

Autoritetet lokale njoftojnë se forcat e policisë, me të marrë njoftimin ka ngritur disa postoblloqe për të kapur të dyshuarit, ndërsa po kryejnë veprimet hetimore proceduriale.

Top Channel