Njohja e pensioneve, firmoset marrëveshja me Austrinë

25/01/2017 00:00

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen e radhës për njohjen e pensioneve me Austrinë. Nga marrëveshja e firmosur mes ministrit të Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi dhe homologut të tij austriak Stöger do të përfitojnë mijëra shqiptarë që vitet e punës i kanë ndarë mes Shqipërisë dhe Austrisë, dhe anasjelltas.

“Uroj së pari mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Austri për arritjen e kësaj marrëveshjeje, të cilët janë përfituesit e drejtëpërdrëjtë të saj. Sikundër firma jonë sot mbi këtë marrëveshje, zoti ministër, është në interesin e përbashkët të qytetarëve tanë, në një kohë kur lëvizja e lirë e krahut të punës në hapësirën e përbashkët europiane dhe më gjerë është duke njohur një trajektore të rëndësishme”, deklaroi Klosi.

Nga ana e tij, ministri Federal i Punës dhe Çështjeve Sociale të Republikës së Austrisë shprehu mbështetjen e plotë të vendit të tij për Shqipërinë në proceset e saj integruese drejt BE-së, si dhe vlerësoi punën për arritjen e marrëveshjes së rëndësishme ndërmjet dy vendeve tona.

Top Channel