Aksidentohet ambulanca, plagosen dy infermierë
24/01/2017 17:40
Dy infermierë të urgjencës janë plagosur lehtë në një aksident rrugor, ndërsa ishin duke transportuar me autoambulancë një të sëmurë.
Ambulanca ishte duke udhëtuar me shpejtësi nga Ballshi për në spitalin e Fierit, por gjatë rrugës është përplasur me një mjet tjetër.
Rruga është bllokuar, ndërsa një tjetër ambulancë ka ardhur për të marrë të sëmurën dhe dy infermierët e plagosur.
Top Channel