Dhunon fizikisht bashkëshorten dhe djalin, arrestohet 42-vjeçari
19/01/2017 00:00
Një 42-vjeçar nga Kareçi i Shijakut ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe djalit të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e Dritan Xhafa, 42 vjeç, rreth orës 05.00 të mëngjesit. Kryefamiljari ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, N. Xhafa, 41 vjeçe dhe djalin M. Xhafa, 13 vjeç.
Mësoohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e konflikteve familjare dhe mbi 42-vjeçarin tashmë rëndon akuza e dhunës në familje.
Top Channel