
Pas 3 vitesh, banorët e zonës së Dumresë, të prekur nga tërmeti i vitit 2014, kanë marrë dëmshpërblimet. Por përveç vonesës, duket se edhe shuma e dhënë është e papranueshme nga banorët.
Prefekti i Qarkut të Elbasanit i kishte thirrur banorët në një takim për të sqaruar vonesën disavjeçare të dëmshpërblimeve.
“Pati edhe një vonesë për arsye se në atë kohë ishin komunat dhe bashkitë e vjetra, të cilat nuk kanë pasur kapacitetet e duhura dhe gjithashtu mungesë dëshire për të përcaktuar dëmet. Në anën tjetër, edhe sistemi i Këshillit të Qarkut në atë kohë nuk ishte me operativitetin e duhur, sepse e kuptonte shumë mirë që nuk do të ishte më siç kishte qenë dikur”, tha Arben Kamami, Prefekt i Qarkut të Elbasanit.
Por duket se edhe më e rëndë është gjendja në dy pallate në Cërrik, të cilat në atë kohë u vlerësuan të pabanueshme dhe të parikonstruktueshme. Edhe në këtë rast nuk është parashikuar ndërhyrje totale, por individuale.
Top Channel