
Në funksion të kryerjes me sa më shumë transparencë të Reformës në Drejtësi, Avokati i Popullit ka publikuar në faqen zyrtare korrespondencën me drejtuesit e institucioneve që i ngarkon ligji për anëtarët e Komisionit të pavarur “Ad hoc”, si dhe renditjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Letrat u janë drejtuar Kryetarit të Akademisë së Shkencave, Myzafer Korkuti dhe Kryetarit të Këshillit të Lartë Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia.
Në shkresën e parë dërguar më 12 janar, Avokati i Popullit ka informuar këto dy institucione për pargatitjet e domosdoshme për vijimin e procesit, ndërsa në letrën e dytë, të dërguar këtë të mërkurë, ai i njofton për nisjen zyrtare të procesit dhe kujton afatin 5-ditor për përmbushjen e këtij detyrimi ligjor.
Top Channel