
Fushata “Shqipëria pa armë” ka nisur nga Antigoneja e Gjirokastrës, ku ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri përsëriti apelin për dorëzimin vullnetar të tyre duke përfituar edhe nga amnistia e kaluar në Kuvend se kush dorëzon armët, nuk ndiqet penalisht.
“Kjo është shpikur vetëm për të vrarë, më mirë mbajeni juve”, thotë një qytetar.
Ministri i brendshëm, Saimir Tahiri ishte në Gjirokatër, në njësinë e Antigonesë, ku 3 qytetarë dorëzuan vullnetarisht armët.
“Dua të falenderoj 3 zotërinjtë pasi me gjestin e tyre kanë dhënë një mesazh për të gjithë, për fëmijët e tyre të ardhmen e fëmijëve, pasi neve na duhet një Shqipëri pa armë, pasi armët sjellin pasiguri”, tha Tahiri.
Me miratimin e amnistisë, çdo qytetar që dorëzon armën vullnetarisht deri më 30 prill nuk ka pasoja ligjore dhe nuk ndiqet penalisht. Në Gjirokastër, Tahiri inauguroi edhe zyrat e shërbimeve për qytetarët si dhe ngritjen e njësisë “Shqiponja” për këtë qark.
Top Channel