
Në këto ditë të ftohta të janarit ministrja e Arsimit, Lindita Nikola ka shoqëruar mësuesit që udhëtojnë nga Shkodra drejt fshatrave duke u njohur nga afër me vështirësitë e tyre. Në shkollën e Postribës, Nikolla premtoi vlerësimin dinjitoz të figurës së mësuesit.
“Do të bëj një tur në 12 qarqe. Jo për të shkuar te shkollat e qytetit, ku kemi ndërtuar infrastrukturë për të thënë se çfarë kemi bërë, por duke parë nga afër aty ku janë hallet më të mëdha të mësuesve. Në mënyrë që të ndërtojmë një vetëdije të gjithanshme”, tha ministrja Nikolla.
Nikolla vizitoi edhe shkolla, infrastruktura e të cilave lë për të dëshiruar, ku premtoi ndërhyrje të menjëhershme.
Në një takim me maturantët në rrethi e Shkodrës, ministrja e arsimit vuri theksin në mënyrën e informimit të tyre për të zgjedhur siç duhet degën ku duan të studiojnë në shkollë të lartë.
Në ndihmë të mësuesve që punojnë në klasa kolektive ministrja e Arsimit dhuroi aparate audiovizivë dhe platformë dixhitale të mësimdhënies të mundësuar këto nga donacione të ndryshme.
Top Channel