Tregtimi i karburanteve, vetëm nën regjimin automatik

15/01/2017 14:50

Asnjë pikë e tregtimit të karbutanteve nuk do të lejohet të tregtojë karburant nën regjimin manual.

Sipas disa burimeve nga Ministria e Financave, ministri Arben Ahmetaj ka nxjerrë një urdhër për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për nisjen e kontrolleve të menjëhershme me qëllim verifikimin se sistemi për monitorimin dhe qarkullimin për tregtimin e karburanteve funksionon nën regjimin automatik, sipas rregullit të detyrueshëm “Pa kupon tatimor, s’ka karburant”!

Mësohet se përmes këtij urdhri, Ahmetaj ka kërkuar masa të rrepta ndëshkuese për shkeljet e evidentuara, të cilat, sipas legjislacionit në fuqi, përfshijnë konfiskim të mallit, bllokim të veprimtarisë apo kallëzim për ndjekje penale, sipas rastit‎.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA