Ndihmë diabetikëve, rimbursim për fishat e 1500 fëmijëve

13/01/2017 00:00

Lajm i mirë për të sëmurët me diabet! Qeveria do të rimbursojë fishat për fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeç.

Për herë të parë, buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë i shtohet një fond prej 23 milionë lekësh, për blerjen e fishave për 1500 fëmijë me diabet në të gjithë vendin.

Sipas shoqatës së fëmijëve dhe të rinjve me diabet, shpenzimi për 1 fëmijë me diabet, i cili përdor minimalisht 4 fisha në ditë është 730 mijë lekë në vit.

Aktualisht në Shqipëri ka 1500 fëmijë që vuajnë nga kjo sëmundje. Kjo do të thotë se familjet e prekura shpenzojnë rreth 100 milionë lekë në vit. Por, sipas shoqatës shteti mund t’i sigurojë këto materiale mjekësore me një çmim 4 herë më të ulët nga ai që paguajnë familjet, duke e ulur koston vjetore për 1500 fëmijë në vetëm 22 milion lekë.

Sipas kreut të shoqatës së fëmijëve dhe të rinjve me diabet, Asim Toro, diferenca e parave që do të mbeten nga ky fond do të shkojë për rastet e reja që do të diagnostikohen këtë vit.

Bëhet fjalë për rreth 1 milion lekë. Kjo është hera e parë, kur qeveria i përgjigjet kërkesave të vazhdueshme të personave me diabet, për t’u përfshirë në skemën e rimbursimit të fishave për matjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA