Shukri Xhelili dënohet me 2 vite e 8 muaj burg
11/01/2017 00:00
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë me 4 vite burgim, ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili si dhe ndalimin për 5 vjet të tjerë të ushtrimit të funksioneve publike.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Xhelili do të vuajë 2 vjet e 8 muaj burgim. Ai u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit pasiv, akuzë e cila u ngrit pas publikimit të një videoskandali, ku ish-kryebashkiaku i Dibrës i kërkonte një vajze favore seksuale në këmbim të një vendi pune në institucionin që drejtonte.
Gjatë gjykimit, Xhelili dhe avokati i tij e mohuan akuzën, duke aluduar se gjithçka ka qenë një manipulim. Por gjykata në fund vendosi ta shpallë fajtor, duke e dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim.
Top Channel