Përndiqte dhe dhunonte bashkëshorten, arrestohet polici
10/01/2017 00:00
Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Gjirokastër ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një punonjës policie, i cili akuzohet për dhunë në familje dhe përndjekje.
Efektivi i policisë është Klement Hamzaj 34 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Delvinës.
Sipas SHÇBA, ndalimi është kryer në funksion të procedimit penal referual për veprën penale të “Dhunës në familje” parashikuar nga neni 130 /a te Kodit Penal, pas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja e tij.
Top Channel