Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Divjakë. Aksidenti ndodhi në aksin Divjakë-Këmishtaj, në fshatin Mërtish.
Sipas burimeve nga policia lokale, mësohet se automjeti me AA 567 NM që drejtohej nga 22-vjeçari Jovan Rredhi është përplasur me dy shtylla ndriçimi dhe më pas me një mur të një banese.
Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili edhe pse ka pasur ndihmën e banorëve dhe policisë, ka humbur jetën në vend. Nxitimi i 22-vjeçarit për të mbushur bombulën e gazit në mënyrë që të ngrohte serrat, thonë banorët e zonës, i mori jetën të riut.
Sipas policisë, shpejtësia e madhe ka qenë shkak i aksidentit. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të këtj aksidenti.
Top Channel