Të dy kandidatët në listat për deputetë të LSI dhe PDIU në Qarkun e Vlorës, nuk refuzuan të marrin mandatin e deputetit.
KQZ vendosi t’u japë të drejtën Flamur Çelajt të LSI-së dhe Edmond Zejno i PDIU-së, të jenë anëtarë të Parlamentit, pasi as në formularin e vetëdeklarimit nuk kishin pengesa ligjore dhe nuk rezultonin të dënuar nga gjykatat shqiptare. Votat për ta ishin unanime.
Kreu i KQZ-së, Denar Biba sqaroi gjatë mbledhjes se vendimi i marrë për ndërprerjen e mandatit të deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, hyri në fuqi që në momentin e vendimmarjes nga ky komision.
Ndërkohë, avokatët e ish-deputetit Dashamir Tahiri dorëzuan në Gjykatën Administrative dy kërkesë-padi për ngrirjen dhe rrëzimin e vendimit të KQZ-së, ndërsa ish-deputeti Selami vetëm në Gjykatën Administrative.
Në mbledhjen e së premtes, KQZ vendosi të caktojë Armand Telitin, ish-kreun e gjendjes civile një nga dy auditët teknicienë të listave të zgjedhësve të KQZ-së.
Top Channel