Inspektoriati i Ujërave penalizon 3 kompani

05/01/2017 00:00

Inspektoriati Shtetëror i Ujërave ka penalizuar këtë të enjte tre kompani private për shkelje të ligjit.

Përmes një njoftimi për shtyp, ISHU ka bërë të ditur se masat administrative janë aplikuar në Vlorë, Durrës dhe Vorë për shfrytëzim inertesh.

“Çdo subjekt që shkel ligjin do të penalizohet maksimalisht”, paralajmëron ISHU në njoftimin e tij.

Top Channel