Kryeministria sqaron: S’ka pasur mbledhje qeverie të enjten

03/01/2017 00:00

Kryeministria ka përgënjeshtruar zërat se të enjten e 1 qershorit është zhvilluar një mbledhje qeverie e drejtuar nga zëvendës-kryeministrja Ledina Mandia ku kanë marrë pjesë vetëm ministrat teknikë, ndërsa pjesa tjetër e qeverisë është përfaqësuar me zëvendësministra.

Përmes një deklarate lëshuar për mediat, Kryeministria bën me dije se në këtë datë nuk ka pasur mbledhje qeverie dhe se VKM-ja e lëshuar në këtë datë është firmosur nga Kryeministri me vendim qarkullues.

Reagimi i plotë i kryeministrisë
Lidhur më një lajm të publikuar në një media se të enjten pasdite ka pasur një mbledhje qeverie të drejtuar nga zëvëndëskryeministrja Ledina Mandia ku kanë marrë pjesë vetëm ministrat teknikë ndërsa pjesa tjetër e qeverisë është përfaqësuar me zëvendësministra, bëjmë sqarimin e  mëposhtëm:

Ditën e enjte nuk ka pasur mbledhje qeverie. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, firmosur nga Kryeministri në këtë ditë është me vendim qarkullues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA