Për shkak të bashkëpunimit të qytetarëve në pagesën e faturave të energjisë, OSHEE ka vënë në zbatim strategjinë përgjegjësi sociale e koorporateve.
Në Shtëpitë e Fëmijës në Sarandë dhe në Vlorë kreu i saj Adrian Çela dhe ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri kanë dorëzuar dhurata për fëmijët e këtyre qendrave.
“Ne kemi gjetur një logo “Fuqia jonë e përbashkët”. Po përse është e përbashkët? ! Sepse është e të gjithëve. Edhe Operatori pikërisht për shkak të sjelljes së mirë të njerëzve kanë filluar të kthejnë diçka për njerëzit, qoftë një investim, qoftë edhe me këto forma”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Ne kemi krijuar simbolin e përgjegjësisë sociale dhe Operatori i Shpërndarjes ka mëse 1 vit që investohet në të gjithë Shqipërinë në projekte sociale”, tha kreu i OSHEE, Adrian Çela.
Qeveria pak ditë më parë fali edhe kamatat për shtresat më në nevojë.
Top Channel