Korçë, arrestohen 5 persona të shpallur në kërkim

25/12/2016 00:00

Policia e Korçës ka mundur të vërë nën pranga 5 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Bëhet fjalë për 3 shtetas të ndaluar nga specialistët e Krimit Ekonomiko-Financiar, dhe dy të tjerë nga specialistë të Seksionit kundër lëndëve narkotike.

Janaq Nikolla, i njohur ndryshe edhe si Arjan Pasho, 45 vjeç nga fshati Voskop i Korçës, është ndaluar për shkak se ndaj tij ekziston një vendim gjykate që e dënon me 3 vite burgim, për “mashtrim të kryer në bashkëpunim”. Ndërkohë që Rigels Mulla, 36 vjeç nga fshati Kapshticë i Devollit, si dhe Mariglen Dadolli, 37 vjeç nga fshati Hoçisht i Devollit, janë ndaluar pasi ndaj tyre ekzistojnë vendime gjykate që i dënon ata me nga një vit burg secilin, që të dy për “shpërdorim detyre”.

Albert Nuzi, 39 vjeç nga Bilishti, është arrestuar pasi rezulton i dënuar me 7 muaj burgim për “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërsa Eraldi Zejnuni, 21 vjeçar nga Korça, është ndaluar pasi ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Top Channel