Goditet sërish aktiviteti i paligjshëm i basteve, tre të proceduar në Korçë Personat më problematikë për policinë, që përfshihen në ngjarje të rënda kriminale si grabitjet me armë, vjedhjet apo raste të tjera, rezultojnë përsëritës dhe të proceduar penalisht më parë.
I tillë është edhe rasti i 20-vjeçarit Aldi Lleshaj, i cili grabiti një automjet tip “Porsche” dhe më pas plagosi efektivin e policisë Nikolin Gjergji, duke i rrezikuar seriozisht jetën.
Top-Chanel ka siguruar vendimin e Gjykatës së Kurbinit, e cila liroi të riun problematik ndonse kishte plagosur me mjete të forta një person dhe e kishte kanosur për jetën.
Në vendimin e datës 12 tetor të këtij viti, dhënë nga gjyqtari Aurel Arapi, grabitësit Lleshaj i është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndonëse ndaj tij rëndonin 2 akuza.
Në fakt, gjyqtari në fjalë ka vepruar brenda kuadrit ligjor pasi masa e butë është kërkuar nga prokurori i çështjes, Bardhyl Shehu.
Për këtë, gjyqtari bazohet në Kodin e Procedurës Penale, ku specifikohet se: “Gjykata nuk mund të caktojë një masë sigure më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori”.
Ndërkohë, i arrestuari Lleshaj, që mbeti i plagosur në këmbë gjatë operacionit të RENEA-s, pritet të lërë spitalin dhe do t’i nënshtrohet një ekspertize mbi gjendjen e tij mendore, pasi në momentin e arrestimit është shprehur se ishte “mbret dhe i pavdekshëm”.
Sipas statistikave të policisë, mbi 60% e kontigjentit të personave të përfshirë në grabitje me armë ose vjedhje janë përsëritës dhe indivitë që kanë dalë nga qelia duke mos vuajtur dënimin e merituar.
Top Channel