Vdekja e gruas së portierit Alban Hoxha, shpallen fajtorë mjekët

21/12/2016 13:15

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me nga 400 mijë lekë gjobë secilin mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të cilët u akuzuan për mjekim të pakujdesshëm me pasojë vdekjen e Dorina Hakës, ish-bashkëshortes së futbollistit të Partizanit, Alban Hoxha.

Mjekët Elona Burba (reanimatore) dhe gjinekologu Petrit Rexhepi u shpallën fajtorë për mjekim të pakujdesshëm para dhe pas operacionit për lindje. E ndjera Haka humbi jetën dy javë pas operacionit për sjelljen në jetë të fëmijës së parë.

Ky vendim ka lënë të pakënaqur sa i takon masës së dënimit familjarë të së ndjerës, të cilët të irrituar e kanë cilësuar si tallje vendimin e gjykatës, ndërsa e ëma e së ndjerës ka shpërthyer në vaj pasi mësoi masën e dënimit për dy mjekët.

Ky vendim pritet të apelohet nga prokuroria, e cila në konkluzionet e saj kishte kërkuar dënimin e mjekëve Elona Burba dhe Petrit Rexhepi me nga 5 vite burgim dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar profesionin për 5 vite të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA