
Një person është arrestuar nga efektivët e Policisë Rrugore të Kukësit, pasi teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me një tjetër automjet, duke u plagosur vet dhe duke i shkaktuar plagë pasagjerit që kishte me vete.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Osman Brati, 58 vjeç nga fshati Golaj i Hasit, i cili u transportua për në Spitalin e Bajram Currit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i plagosuri tjetër është 67-vjeçari B.XH. nga Kruma, i cili gjendet i shtruar në Spitalin e Tiranës sërish jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bajram Curri-Qafë Morinë, në vendin e quajtur “Kthesa e Lugut të thatë”, me Bratin që ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, e që është përplasur me automjetin tip “BMË” të drejtuar nga shtetasi X.S.
Ndaj Bratit, të akuzuar për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtim automjeti në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, procedurat hetimore do t’i vijojë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tropojë.
Top Channel