PD bojkoton përkohësisht komisionet parlamentare, zbulohet mesazhin që u është dërguar deputetëve Pas deklaratave të ditës së sotme nga Partia Demokratike se prej 17 majit, Saimir Tahiri ka qenë nën detyrimin për ta ndaluar Klement Balilin, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm.
Me anë të një statusi në “Facebook”, Tahiri i cilëson shpifje deklaratat e Partisë Demokratike, ndërsa shton se Balili është peshqesh ajo parti.
“Trimat e Shqup-it vazhduan edhe sot te nxjerrin llumin e godinës së tyre për të njollosur Policinë e Shtetit. Përsëri akuzuan Policinë dhe mua personalisht për mosarrestimin e Klement Balilit. Dua t’ju them sot se ashtu si gjithë llumin e Lazaratit e të drogës, të krimit të organizuar e të korrupsionit në polici e gjetëm nuk e sollëm ne, po e trashëguam nga ju, edhe Klement Balilin nga ju e kemi peshqesh! Shpifjet tuaja për shëtitjet e tij nëpër plazhe e nëpër Tiranë apo fotomontazhet e qytetareve tuaj dixhitale me gjoja Balilin mbi jahte nën mbrojtjen e policisë, nuk na kanë penguar po na kanë motivuar edhe më shumë në ndjekjen e këtij krimineli në kërkim”, shkruan Tahiri.
Më tej, ministri i Brendshëm i cilëson sulme të turpshme deklaratat e PD-së ndaj Policisë së Shtetit.
“Unë e pranoj çdo kritike dhe jam gati të jap llogari për çdo rast mossuksesi të përkohshëm siç është edhe rasti i Klement Balilit, po refuzoj të degjoj me respekt këto sulme të turpshme ndaj Policisë së Shtetit e ndaj meje apo kryeministrit tim personalisht!”, shkruan Tahiri.
Ministri i Brendshëm thotë se Klement Balili nuk ka asnjë shpresë t’i shpëtojë arrestimit sado të fshihet skutave e ferrave të zonës, ku ka vendosur t’i beje rezistence forcës së ligjit. “Është i mbaruar dhe fundi i tij do të jetë aty ku kanë përfunduar shumë të tjerë përpara tij. Por po ashtu, asnjë shpresë nuk kanë as trimat e Shqup-it që i tremben Vettingut si djalli temjanit dhe as ndonjë fjalimxhi me gjuhën e nepërkës në Parlament që i trembet humbjes së sigurt të karriges së deputetit! Këta janë vetëm aktorët e një maskarade të pambarimte kundër Policisë së Shtetit dhe përgjigjen do ta marrin në 18 qershor të vitit që po vjen bashkë me ndëshkimin e tyre më të rëndë popullor!”, mbyllet postimi Tahirit.
Top Channel