EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, transportohet me helikopter drejt Tiranës Si një përgjigjje për debatin dhe tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë, Kryeministri Rama zgjodhi Konispolin, një zonë e banuar nga shqiptarë e grekë, për të shpërndarë lejet e legalizimit dhe pronësinë mbi tokën.
Prej andej ai dha këte mesazh:
“Të gjithë ata që bëjnë zhurmë për të drejtën e minoriteteve ja ku e kanë një provë se si respektohet e drejta e pronës për shqiptarët dhe grekët…për ne ka qenë e qartë gjë që po bëhet edhe për minoritarët e qartë që shtëpia më e mirë është Partia Socialiste. Më vjen keq që për arsye politike e partiake ngrihen hera-herës dallgë të panevojshme dhe artificiale për ti fryrë një zjarri që nuk mund të ndizet nga media, qarqet politike, aty ku shqiptarë e minoritarë bashkëjetojnë si fqinj dhe vëllezër”.
Kryeministri Rama ishte në shënjestër të mediave greke për shkak të vendimit për të prishur disa shtëpi në qendrën e Himarës, që do t’i nënshtrohet rikonstruksionit sipas planit të ri urbanistik të qytetit.
Kundër shembjes së këtyre ndërtimeve u zhvilluan edhe disa protesta. Gjatë dhënies së certifikatave në një zonë, ku siç tha Rama, për vite të tëra ishin bërë shumë pak apo aspak legalizime, Kryeministri gjeti rastin të shënjestronte edhe kreun e PBDNJ.
Edi Rama: Sa kohë kishe që prisje për legalizimin?
Qytetari: Që në 2006.
Edi Rama: Nuk ta bëri Dulja ë?
Qytetari: Jo! As Dulja, asnjë.
Top Channel