EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, transportohet me helikopter drejt Tiranës Noterët kanë vendosur të hapin betejë gjyqësore kundër Këshillit të Ministrave përmes një padie që kundërshton një vendim të Qeverisë, i cili përcakton procedurat sesi kalohet e drejta e pronësisë mbi parcelat ndërtimore të objekteve informale.
Vendimi i Këshillit të Ministrave, që prej muajit qershor i ka nxjerrë nga skema noterët, të cilët këmbëngulin se regjistrimi i të drejtës se pronësisë duhet firmosur me kontrata para tyre.
“Nëse noteri është ai që vërteton vullnetin e palë dhe nëse noteri është ai që njeh zotësinë juridike për të vepruar, një punonjës i ALUIZNI-t nuk e di”, thotë nënkryetari i Dhomës së Noterisë, Fatmir Lacej.
Por kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame e konsideron në favor të qytetarëve vendimin e Këshillit të Ministrave numër 465, në vijim të premtimit të Qeverisë për legalizime falas.
“Është absurde që i gjithë procesi i legalizimeve është i gjithë falas dhe papritur një subjekt, gati parazitar, që janë në rastin konkret noterët, duhet të merrnin një shumë të konsiderueshme parashë. Ky ishte koncepti dhe heqja e këtij detyrimi mbi qytetarët”, thotë kreu i ALUIZNI-t.
Sipas Lames, ky VKM shmang edhe zvarritjen e qytetarëve.
“Në fund të kësaj historie, i thonë një fjale, i zoti e shet, tellalli nuk e jep. Unë si qytetar bie dakort me Qeverinë që do ta marr, tellalli që është noteri thotë që jo unë nuk ta jap”, thotë Lame.
Top Channel