Tiranë, shkurtohen procedurat tatimore dhe afatet për bizneset

14/12/2016 00:00

Bashkia e Tiranës ka shkurtuar procedurat tatimore dhe afatet për bizneset, vendim që u morr gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik, ku paketa u prezantua nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Efektet e saj do të nisin nga 1 janari 2017.

“Buxheti i ardhshëm do të jetë edhe më ambicioz. Kemi parashikuar që të rrisim me 10 për qind buxhetin. Në 100 kantiere sot, janë 10 mijë persona të punësuar. Besoj se edhe bashkia ka një rol aktiv. Ne do të shkojmë duke mos propozuar asnjë rritje taksash apo rritje tarife për biznesin dhe për familjarët. Do të shkojmë me rritje të buxhetit thjesht duke rritur bazën, duke shpresuar që menaxhiimi i mirë do të na çojë në një qytet më të suksesshëm”, tha Veliaj.

Këto lehtësi ekonomike, për z. Veliaj pritet të japin një tjetër ritëm rritjes ekonomike.

Bashkia e Tiranës pritet që t’u japë përgjigje pozitive gjashtë kërkesave të bizneseve, siç është lehtësimi i procedurave dhe shkurtimi i afatit për procedurën për pajisje me vërtetim për likujdim detyrimesh, procedurën e kërkesë/ankesë on-line. Lehtësi do të ketë edhe për procedurën e verfikimit në terren, për procedurën e trajtimin të kërkesë-ankesave në aspektin juridik të bizneseve si dhe për procedurën për rimbursimin e shumës së paguar tepër në llogari bankare. Për të përmirësuar klimën e biznesit, Bashkia e Tiranës do të lehtësojë edhe procedurën e regjistrimit të një biznesi të ri pranë DPTTV-së, duke përgjysmuar paralelisht edhe afatet e regjistrimit.

STANDARTIZIM DHE THJESHTIM I PROCEDURAVE TATIMORE LOKALE

Procedura për pajisje me vërtetim për likujdim detyrimesh (350 aplikime/muaj)

Ishte:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit të administratorit;

Certifikatë familjare të tre mujorit të fundit;

Vertetim i pageses se takses se prones;

Vertetim i pageses se takses se baneses.
 

Afati: 3 ditë

Bëhet:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit të administratorit.

Afati: 1 ditë

 

Procedura  për trajtimin e kërkesë-ankesave në aspektin juridik të bizneseve (30 aplikime/muaj)

 
Ishte:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë/ankese nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj;

Certifikatë familjare të tre mujorit të fundit;

Vertetim i pageses se takses se prones;

Vertetim i pageses se takses se baneses;

Ose vertetim qe nuk disponon banese.

 
Afati: 30 ditë

Bëhet:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë/ankese nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj ose Akt Perfaqesimi;

Formular vetedeklarimi per taksen e prones.

Afati: 10 ditë

Procedura e verfikimit në terren  (950 aplikime në muaj)

Ishte: Afati ligjor: 30 ditë

Bëhet: Afati i realizimit: 10 ditë

 

Hapa per t’u realizuar ne 2017:

A – Dixhitalizimi i Arshives që tashmë është sistemuar në DPTTV;

B – Informatizimi i proçesit të kërkesë/ankesave;

C – Pajisja me palmar për verifikim në kohë reale.

Procedura  për trajtimin e kërkesë-ankesave në aspektin juridik të bizneseve (30 aplikime/muaj)

Ishte:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë/ankese nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj;

Certifikatë familjare të tre mujorit të fundit;

Vertetim i pageses se takses se prones;

Vertetim i pageses se takses se baneses;

Ose vertetim qe nuk disponon banese.

 

Afati: 30 ditë

Bëhet:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë/ankese nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj ose Akt Perfaqesimi;

Formular vetedeklarimi per taksen e prones.

Afati: 10 ditë

 

Procedura  për rimbursim shume paguar tepër në llogari bankare (5 aplikime/muaj)

Ishte:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë nga subjekti;

Flete-detyrimi;

Ekstrakt i QKB;

Fotokopje e kartes se identitetit;

Vertetim IBAN.

 

Bëhet:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj ose Akt Perfaqesimi;

Vertetim IBAN.

 

Regjistrimi i një biznesi të ri pranë DPTTV-së (260 aplikime/muaj)

 

Ishte:

Dokumentacioni i kërkuar:

Fotokopje e NIPT;

Certifikate familjare e 3 muajve te fundit;

Ekstrakt i QKB;

Fotokopje e kartes se identitetit;

Kontrate qeraje dhe dokumenti i pronesise;

Vertetim i pageses se takses se baneses;

Ose vertetim qe nuk disponon banese.

 Afati: 30 dite

Bëhet:

Dokumentacioni i kërkuar:

Fotokopje të kartës së identitetit;

Kontrate qeraje dhe dokumenti i pronesise;

Formular vetedeklarimi per pagesen e takses se prones.

Afati: 15 dite

Top Channel