Meta: Angazhim më i madh për të varfërit

14/12/2016 10:25

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në analizën vjetore të institucionit të Avokatit të Popullit, theksoi se duhet një angazhim më i madh “për njerëzit e varfër, që të kenë më shumë akses në arsim dhe shëndetësi”.

Gjithashtu, Meta deklaroi se “komuniteti rom dhe egjiptian duhet të përfshihen më mirë në programet e strehimit, arsimit dhe punësimit”.

Kreu i Kuvendit preku edhe çështjen e reformës në drejtësi, duke thënë se nga zbatimi i kësaj reforme varen edhe reformat e tjera. “Është e rëndësishme që sa më shpejt të kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që t’i hapet rrugë zbatimit të ligjit të vetting-ut, që është i rëndësishëm për të forcuar institucionet”, u shpreh Meta.

Ndërsa Avokati i Popullit, Igli Totozani u shpreh: “Shumë njerëz sot janë të mënjanuar, sidomos ata më të varfërit dhe ata në pozitë të pafavorshme për shkak të gjinisë, moshës, paaftësisë, përkatësisë etnike apo vendndodhjes gjeografike. Ende sot ekzistojnë boshllëqe të mëdha midis familjeve që jetojnë në zonat rurale dhe urbane, si dhe shumë familje jetojnë në varfëri absolute dhe ekstreme, duke u privuar nga ofrimi dhe aksesi në shërbimet bazike. Shqipëria tashmë ka përqafuar Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm dhe e gjithë puna jonë e përbashkët institucionale midis shumë aktorëve si: Parlamenti, Pushtetit Vendor; Bizneset; Shoqëria civile, etj, duhet të bazohet në objektivat me një fokus kryesor në zhdukjen e varfërisë, pabarazisë dhe realizimit të dinjitetit njerëzor”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA