Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, FBI heshti. Zbulohen dosjet Refugjatët sirianë kanë nisur të integrohen mirë në shoqërinë dhe traditën gjermane. Përkrah verës së ngrohtë me fruta dhe salçiçeve, në tregun e Krishtlindjes të qytetit të vogël bavarez Schillingsfuerst gjen edhe artikuj shumë më ekzotikë, si qoftet krokante me qiqra dhe “kibbeh”-të me bollgur e mish të shërbyera prej një familjeje siriane të shpërngulur për shkak të luftës.
Ndjenjat e armiqësisë ndaj të ardhurve janë rritur ndjeshëm në Gjermani që prej vërshimit të 890 mijë vetëve vitin e kaluar. Por pjesëmarrja e familjes Ballish në tregun tradicional gjerman të festave u mirëprit masivisht.
“Ndihem mirë këtu, por sigurisht jo si në shtëpi. Njerëzit janë të këndshëm, ama gjuha gjermane është goxha e vështirë”, tha Mayar Ballish.
Në kështjellën e stilit barok prapa tregut, motra e Mayarit, 21-vjeçarja Nawar, dhe babai i tyre Moneer ekspozuan edhe pikturat e tyre, si dhe vizatime që tregojnë vuajtjet në Siri.
“Dua që njerëzit të kuptojnë ndjenjat që kemi ne sirianët, qoftë nëse jetojmë në këtë vend e qoftë edhe gjetkë. Dua që të arrijnë të perceptojnë se çfarë kemi hequr”, tha Moneer Ballish.
Ruth Brinkmann-Seitz, një vizitore e ekspozitës tha se pikturat e kishin prekur aq shumë, sa nuk i ka mbajtur dot lotët.
“Më pëlqen që po ndodh ky lloj integrimi, pa bujë, pa fanfare, por po ndodh ashtu thjesht. Është vërtet e mrekullueshme”, tha Ruth Brinkmann-Seitz.
Dy fëmijët më të vegjël të familjes kënduan në gjermanisht këngë krishtlindjeje, ndërsa mbanin në kokë kapelet e babagjyshit të Vitit të Ri. E ëma e tyre, Shahnaz tha se ishte krenare për familjen e saj, që u tregoi vendasve se refugjatët mund të jenë shumë produktivë.
Top Channel